Kombëtraja e Kosovës do të presë Anglinë, në një sfidë mjaft të vështirë. Në kuadër të takimit, për mediat kanë folur trajneri Bernard Shalland. Një nga pyetjet që shkaktoi mjaft të qeshura, ishte ajo që bëri një prej gazetarëve anglezë, i cili pyeti Rrahmanin se si do ta ndalte Hari Kejnin, pasi kapiteni i Anglisë ka shënuar në çdo ndeshje të kualifikueseve të “Euro 2020”.

“Në këtë moment po pyesni se si do ta ndalim Kane, por a jeni të sigurt që do të luajë si titullar nesër? ka ndërhyrë trajneri Shalland, i cili i është përgjigjur gazetarit anglez me një tjetër pyetje, ndoshta për të përfituar edhe informacion. Një gjest që shkaktoi jo pak të qeshura te gazetarët e pranishëm, me Shallandes që si gjithnjë është mjaft pozitiv dhe karizmatik.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...