Një muzikant amator mendoi se do ishte shaka e bukur të filmonte veten në mes të avionit në qiell e të thoshte se kishte koronavirus. Në avion ndodheshin 243 pasagjerë me nisje nga Toronto për në Xhamajkë, por pas shakasë së hidhur të tij, avioni u detyrua të bënte ulje emergjente, madje u anulua dhe fluturimi i radhës për shkak të ndryshimit të destinacionit.

James Patok, 28 vjeç ishte në avion kur tha: A mund të kem vëmendjen tuaj ju lutem? Sapo u ktheva nga provinca Wuhan, kryeqyteti i koronavirusit. Nuk po ndihem mirë. Faleminderit!

Ekipi i bordit të avionit WestJet u mobilizua dhe njoftuan pilotin të ulte urgjent avionin. Ai tha se ishte thjesht një shaka për ta hedhur videon në Instagram.

Atij iu vendos menjëherë maskë dhe doreza dhe më pas u akzua për sjellje të keqe.  Ai ka më shumë se 30 mijë ndjekës në Instagram, dhe në një intervistë më pas për City News ka treguar:

Pati një reagim sikur të kisha thënë; hej kam një bombë! Ishte thjesht një shaka, mendova se do më kuptonin. Doja një video për Instagram që të bëhej virale. Por u shokova kur pashë fytyrat e njerëzve, asnjë nuk qeshi dhe të gjithë u alarmuan. Më vjen keq për injorancën time. Jemi në një epidemi dhe të gjithë në fakt ndihemi të kërcënuar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...