Kombëtarja e Kosovës në konkurencën e femrat, më 6 mars do të përballet me kombëtaren e Rusisë, në kaudër të eliminatoreve për EURO 2021. Mirëpo kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “BRITA-Arena” në Vizbaden të Gjermanisë (18:00), pasi Prishtina është vlerësuar si rrezik për shkak të raporteve politike mes të dyja shteve. “Dardanet” deri më tash kanë zhvilluar tri ndeshje kualifikuese në kuadër të Grupit A, duke realizuar dy fitore e një humbje. Kosova mundi Turqinë me 2:0 dhe Estoninë si mysafire, 2:1, derisa pësoi humbje nga Sllovenia si mysafire, 0:5. Gjashtë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara i ka arkëtuar edhe Rusia, derisa renditjen e kryeson Holanda me 18 pikë nga 6 ndeshje të zhvilluara.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...