Në sezonin e ri të NBA-së do të shtohet edhe një rregull i ri. Vendimi është marë në takimin e fundit të drejtuesve të klubeve të NBA-së , sipas të cilëve, në sezonin e ri, edhe trajnerët do të kenë mundësi që të shohin video xhirimet e momenteve të dyshimta në terren. “Sfida e trajnerët” do të mund të shfrytëzohet vetëm njëherë në ndeshje, por jo edhe në 2 minutat e fundit të takimit ose në kohën shtesë. Përdorimi i rregullit të ri, ose “sfidës së trajnerëve”, do të vazhdojë vetëm një sezon, në formë të eksperimentimit dhe nëse kënaq adhuruesit dhe pronarët e klubeve në NBA, atëherë do të vazhdojë të aplikohet edhe në sezonet e tjera.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...