Sfida e madhe e peshës së rëndë për të unifikuar titujt kampionë bote mes boksierëve Deontej Uajllder dhe Enthoni Xhoshua është shumë pranë realizimit. Lajmin e ka konfirmuar Edi Hern, menaxheri i Xhoshua-s, që shtoi se palët janë pranë marrëveshjes, duke qenë se ky është edhe vullneti i tyre. Xhoshua mban titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Uajlder mban titullin e kategorisë WBC. Britaniku Xhoshua ka konfirmuar se do të mbrojë titujt kampionë bote më 1 qershor, në duelin që do të zhvillojë në Nju Jork ndaj Xharrell Miler. Ndërsa amerikani Uajllder pritet të duelojë më 18 maj ndaj Dominik Breazeale, por kjo sfidë ende nuk është zyrtarizuar.

Situata është shumë inkurajuese. Nuk dua të kaloj në eufori, por si ndërmjetës për të realizuar këtë duel mendoj se këtë herë gjërat janë drejt finalizimit. Nuk e mohoj që marrëdhëniet mes dy stafeve nuk janë të mira, pasi secila anë synon të përfitojë sa më shumë ekonomikisht nga kjo sfidë. Por të dyja palët e duan këtë përballje të madhe dhe unifikimin e titujve kampionë, ” tha për “Sky Sports”, Edi Hern.

Loading...

Shpërndaj me