Kampioni i dyfisht i botës në Formula 1, Fernando Alonso do të testojë një prototip të makinës “Tojota” në tre kontinente të ndryshme, në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në “Dakar 2020”. Edhe pse lajmi nuk është konfirmuar nga kompania e makinave “Tojota”, Alonso ka lansuar lajmin në mediat sociale. Piloti spanjoll ka kryer testet në Afrikën e Jugut dhe tani do të koncetrohet në testet shtesë në Arabinë Suadite, aty do të zhvillohet gara e ardhshme. Kolegu i spanjollit në garat e Dakarit, do të jetë Mark Koma, njëri ndër piloët më të sukseshëm në këtë sport. Ndryshe Fernando Alonso ende është në kërkim të titullit të trefisht , pasi që triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Monakos dhe Le Man 24 orë, ndërsa në dy tentime nuk arriti të fitojë në garën “Indi 500” në IndianaPolis.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...