Pas ndeshjeve eliminatore të ekipit senior të Maqedonisë dhe sfidës së parë të Maqedonisë U21, në fundjavë do të rikthehet futbolli vendor, me ndeshjet e javës së 5-të. Takimi i parë do të zhvillohet gjatë ditës së premte, kur skuadra e Akademia Pandev do të sfidojë skuadrën e Renovës. Kjo do të jetë përballje e dy skuadrave që janë befasi më e madhe e këtij sezoni në Ligën e Parë, ndërsa përballjet e tjera, do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë, në orën 15.30. Shkëndija në Tetovë sfidon Rabotniçkin, Vardari takohet me skuadrën Struga Trim Lum, ndërsa Makedonia Gjorçe Petrov përballet me Borecin. Ndërkohë FC Shkupi me trajnerin e ri, Bulent Akin, në stadiumin në Çair, do të sfidojë Sileksin. Në mesjavën e ardhshme, do të zhvillohen sfidat e javës së 6-të dhe kjo është arsyeja që ndeshjet e javës së 5-të zhvillohet të shtunën, e jo të dielën.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...