Pas Premier League, ka ardhur radha e Ligue 1 në Francë, që ka publikuar kalendarin e kampionatit 2019/20. Një kampionat që do të fillojë me 10 gusht me një përplasje të rëndësishme, Monako-Lyon. Kampionët në fuqi të PSZH-së do të udhëtojnë në “Parkun e Princave” kundër Nimit. Do të debutojë në shtëpi edhe Marseja e Villash Boas, që do të presë në “Velodrome” Reimsin. Përballja e parë direkte për PSZH-në do të jetë në javën e gjashtë (22 shtator) kundër Lionit, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 9 shkurt në Paris. Në javën e 11-të (27 tetor), skuadra e Tushellit do të përballet me Marseijën (kthimi më 22 mars), ndërsa dy javë më pas do të jetë Lioni që do të sfidojë Marsejën.

Programi i javës së parë (10 gusht)

Brest-Toulouse

Montpellier-Rennes

Lille-Nantes

Angers-Bordeaux

Strasbourg-Metz

Monaco-Lyon

Dijon-St. Etienne

Nice-Amiens,

Paris SG-Nimes

Marseille-Reims

Loading...

Shpërndaj me

Loading...