Skuadra e Seviljës sënoi goditjen e 9-të në merkaton e verës. Drejtori sportiv , Monçi realizoi kërkesën e fundit të trajnerit Lopetegi për blerjen e mesfushorit qendror Oliver Torres nga Porto. Ish-mesfushori i Atletikos ishte pjesë e portugezëve në 3 sezonet e fundit dhe në 2017 u transferua përfundimiaht aty për 20 milionë euro. Vetëm 24 vjeç, ish-talenti i Spanjës U21 kalon te Sevilja për vetëm 12 milionë euro, një operacion i çuditshëm, duke pasur parasysh cilësitë e futbollistit dhe shifrën e ulët. Torres, i cili ka punuar te Spanja U21 me Lopeteguin, është blerja e nëntë e Seviljës, që këtë verë ka shpenzuar më shumë se 115 milionë euro, duke afruar for Zhul Kounde, Diego Karlos, Lukas Okampos, Fernandon, Zhoan Xhordan, Manus Dabur, Serxhio Reguilon dhe Luk de Jong.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...