Disfata e rëndë në Europa League ndaj Slavia Pragës ka bërë që te Sevilja të pushojë nga puna trajnerin Pablo Machín dhe në vend të tij ka caktuar trajnerin e mirënjohur, Hoakin Kaparros. Ky i fundit kthehet për herë të tretë në Sevilje dhe është një personalitet i nderuar aty, duke qenë se pikërisht ai e ngriti Seviljën duke hedhur themelet për sukseset e jashtëzakonshme të Sevilja-s në Ligën Europa, edhe pse trofetë erdhën pas largimit të tij, kur drejtimin e mori Huande Ramos. Në këtë moment Sevilja është në vendin e gjashtë në renditje, 5 pikë larg Getafe-s, aktualisht e katërta.

Loading...

Shpërndaj me