Kike Setien, ka folur para mediave në kuadër të përballjes së Barcelonës me Napolin në Itali. Trajneri ka zbuluar edhe një mesazh që ia thotë gjithmonë ekipit përpara ndeshjeve.

“Gjithmonë i them lojtarëve që duhet të presim më të mirën nga kundërshtari ynë. Mendoj se çdo ekip kërkon të japë më të mirën dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë as nesër, pasi do të kemi përballë një ekip që do të japë gjithçka dhe do të jetë një ndeshje e komplikuar. Pres Napolin më të mirë. Ata kanë bërë mirë edhe në fazën e grupeve dhe jam i sigurt që do të jenë një kundërshtar i vështirë.”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...