Në një lokal nate “Kafe IN” mbrëmë rreth orës 23.30 është gjendur e vendosur një bombë.

Nga Prokuroria Publike kanë njoftuar se në prani të sektorit për antiterrorizëm, fillimisht është vërtetuar se mjeti është bombë e cila me urdhër të prokurorit publik është tërhequr, siguruar dhe dërguar për ekspertizë.

Njëkohësisht, janë dhënë drejtime dhe urdhëresë për zbardhje të plotë të rastit.

Nga MPB-ja për rastin kanë informuar se bëhet fjalë për bombë testimi e cila nuk ka qenë e mbushur me lëndë shpërthyese.

Nuk ka të lënduar kanë thënë nga MPB-ja.

Në Prilep po mbahet edicioni i 17-të i “Pivofest” që do të zgjasë deri të dielën, e që ylli kryesor i ngjarjes ka qenë këngëtarja e njohur serbe – Svetlana Raznjatoviç-CECA.

Kjo është hera e dytë në periudhë prej 10 ditëve që vendoset bombë në lokal në qendër të qytetit të Prilepit./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...