Reali i Madridit përballet në transfertë me Gallatasarajin dhe “Los Blancos” nuk e kanë nisur mirë fazën e grupeve, teksa pas dy ndeshjesh janë në kuotën e 1 pike. Në kuadër të përballjes ndaj turqve, përpara mediave ka folur kapiteni Serhio Ramos, i cili e ka thënë qartë që e vetmja rrugë që Reali ka, është fitorja. Gjithashtu, spanjolli foli edhe për trajnerin Zidan, për të cilin tha se ka mbështetjen e të gjithë ekipit.

“E vetmja gjë që kemi në mendje për ndeshjen e nesërme është fitorja. Kemi vetëm dy rrugë, të fitojmë ose të fitojmë! E gjithë Bota e ti që ekipi ynë është deri në vdekje me Zidanin dhe të ndodhë çfarë të ndodhë, mesazhi që duhet të japim është që jemi të bashkuar.  Madridi gjithmonë ringrihet dhe e vetmja mënyrë për ta bërë është që të qëndrojmë të bashkuar. Rezultatet do të vijnë.”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...