Me dy postime në “Tuitter”, Serhio Aguero është munduar që të shpjegojë gjithçka për këto fjalë që kishte thënë, duke e cilësuar si keqinterpretim që u ishin bërë atyre.

Nuk më pëlqen të sqaroj deklaratat e mia, por kur më citojnë për gjëra që nuk kam thënë, duhet bërë. Po e shpjegoj atëherë. Askush tjetër përveç Mesit nuk do të jetë zgjedhja ime për “Topin e Artë” për sa kohë që ai luan futboll, sidomos nëse luan siç ka bërë këtë sezon. Pyetja që më bënë ishte nëse unë mund të fitoja këtë trofe këtë vit. Përgjigja ime ishte që unë duhej të kisha mbërritur në finalen e Ligës së Kampioneve për ta merituar. Nuk mund të ishte më e qartë dhe nuk ka vend për keqinterpretime”, shpjegoi Aguero versionin e tij.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...