Kombëtarja e Serbisë mundi kombëtaren e SHBA-s me 94-89, në sfidat për pozitët e 5-të e deri të ajo e 8-ta në Botërorin e basketbollit në Kinë. Në 10 minutat e para Serbia kishte epërsi të lartë prej 25 pikëve, pran rezultatit 32-7, me çka SHBA vendosi rekordin negativ me më pak pikë të shënuara në një çerek loje në Kampionatet Botërore. Mirëpo të përzgjedhurit e Greg Popoviçit u kthyen në çerekun e dytë dhe në fund të pjesës së parë shkuan me disavantazh prej 4 pikëve. Në vazhdim pasoi lufta e madhe, ndërsa Serbia morri sërisht diferencën dyshifrore , pas së cilës SHBA u përgjigje me seri pozitive. Mirëpo mungoi hapi i fundit nga basketbollistët amerikan dhe në fund Serbia shënoi fitore me rezultat 94-89, që është fitorja e parë, pas vitit 2002. Bogdan Bogdanoviq ishte më efikas te Serbia me 28 pikë dhe 7 tentime të sigurta për 3 pikë, ndërsa në radhët e SHBA-s u dallua Harison Barns me 22 pikë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...