Ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar sot deklaroi se një grua 65-vjeçare nga Nishi ka ndërruar jetë nga pasojat nga virusi korona.

Ai shtoi se ajo është viktima e katërt nga Kovid-19 në Serbi.

“Ajo ishte diabetike dhe ishte në respirator prej 21 marsit. Mjekët bënë gjithçka, por nuk arritën t’i ndihmojnë”, theksoi Lonçar.

Ai edhe një herë iu bëri thirrje qytetarëve që të rrinë në shtëpitë e tyre.

Lonçar theksoi edhe se deri më tani në respiratorë janë 21 persona, ndërsa dy foshnjat e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...