Unesco fut lahutën ne listën e trashëgimisë kulturore serbe, por me emrin e Gusel. Por perse ky vendim kur ky instrument popullor njihet edhe si shqiptar. Këndimi me lahute ka gjurme te lashta ne historinë e disa prej trevave shqiptare, duke filluar nga Kruja e deri ne veri te vendit, por tashme ky instrument do te njihet ne te gjithe boten si pjese e muzikës tradicionale serbe. Por sipas muzikologut Vaso Tole, Serbia, nuk ka marre lahutën tone, por pjesën e saj, te cilën e quan guslen.

Por Tole shprehet se vendi ynë duhet te shpejtoje t’i regjistroje trashëgimitë e saj kulturore dhe t’i japë me shume vëmendje lahutarëve, te cilët sot numërohen me gishtat e dorës.

Ndërkaq ka pasur edhe nje reagim te Ministrisë se Kulturës, e cila sqaron se asnjë vendim nuk është marre e ne asnjë rast UNESCO nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht se “Lahuta nuk është Shqiptare, por Serbe”.

“Te kënduarit me lahute është një nga ato raste kur mund te zbatohet propozimi shumëkombësh ku këto vende mund te ndajnë praktiken kulturore dhe asnjë nuk e përjashton tjetrin” përfundon reagimi i ministrisë se kulturës.

Loading...

Shpërndaj me