Skuadra e Realit në “Bernabeu” u nda në barazim 2-2,  ku Toni Kros arriti që të shënojë gol ndaj Seltës në vitin e gjashtë në La Liga. Mesfushori gjerman shënoi golin e dytë në këtë sezon ndaj Selta Vigos, njëjtë si edhe në fillim të sezonit në terrenin e Seltës, duke ndihmuar mbretërit që të shmangin disfatën. Selta ishte e para në epërsi , pasi që Smollov befasoi mbrojtësit vendas dhe spektatorët në “Bernabeu”. Në minutën e 65-të, Ramos solli në epërsi Realin, mirëpo Selta parandaloi përmbysjen e plotë të vendasve duke shënuar golin e dytë me Santi Minën, si autor të golit. Reali mbetet në kreun e La Ligës me një pikë më shumë se Barcelona, ndërsa Selta largohet nga zona e rrezikut për shkak të golaveraazhit më të mirë nga Majorka, pasi kanë grumbulluar nga 21 pikë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...