Profesori universitar, Bashkim Selmani i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat përpara zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, duke folur për agjencinë më të re të krijuar nga kjo ministri, Agjencinë për Siguri Kombëtare, tha se në këtë agjenci mund të ketë shkëputje fizike, por jo mentale. Sepse, sipas profesorit Selmani, të gjitha ligjet në Maqedoni nuk përputhen me karakterin mental të punonjësve dhe ky është një problem esencial.

Unë kam dilema se ky funksion i këtij agjencioni mund të jetë që mund të ketë vetëm shkëputje fizike, por jo dhe shkëputje mentale. Sepse të gjitha ligjet në Maqedoni nuk përputhen me karakterin mental të punonjësve dhe ky është problemi esencial. Por nëse e shohim nga prizma jonë është mirë që të emërohet edhe zëvendësi që të jetë shqiptar- tha Bashkim Selmani.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...