Janë zhvilluar 14 nga 15 ndeshjet në NBA, ku Boston Selltiku  triumfoi 139-107 ndaj Los Anxhelos Lejkers, në një nga ndeshjet më të dobëta të ekipit kalifornian në këtë sezon. Për Bostonin u dalluan Tatum me 27 pikë, ndërsa Braun e Ualker shënuan nga 20 pikë secili. Ndërkohë humbet skuadra e Hjustonit (e katërta radhazi), që u mund 112-107 nga Oklahoma. Në Konferencën e Lindjes vazhdon të dominojë skuadra e Milluokit, më e mira aktualisht në NBA. “Baks” shënoi fitore  111-98 ndaj Çikago, me të zakonshmin Antetokounmpo që realizoi një “triple double” (28 pikë, 14 kërcime dhe 10 asist). Fiton edhe Juta Xhaz, forca e dytë në Perëndim, që mundin 118-88 Indiana Pejsersin, ndërsa kampionët aktual, skuadra e Torontos mundi 122-117 Atlantan.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...