Selena Gomez rrëfeu se Justin Bieber abuzonte emocionalisht me të gjatë kohës që ishin bashkë. Në një intervistë për NPR, këngëtarja u etiketua si “viktima” e marrëdhënies.

“Mendoj se isha viktima, se po abuzohesha në njëfarë mënyre,” tha Selena. Kur u pyet në bëhet fjalë për abuzim emocional, ajo e konfirmoi.

“Po. Tani që jam rritur e kuptoj,” shtoi ajo.

“Nuk dua të kaloj gjithë jetën duke folur për këtë temë. Dua thjesht të them që s’kam qenë kurrë kaq e fortë sa jam tani dhe kam gjetur mënyrën për ta hedhur pas krahëve me sa më shumë hijeshi.”

Justin dhe Selena u lidhën në dhjetor të 2010-s dhe u ndanë në nëntor të 2012-s. Sidoqoftë, çifti u pajtua sërish në janar të 2013-s. Ata u lidhën dhe u ndanë disa herë deri në 2018-n.

Selena foli për lidhjen me Justin pasi konfirmoi se kënga “Lose You To Love Me” është dedikim për të.

“Jam shumë krenare për këngën,” shpjegoi ajo. “Nuk e mbyllëm si duhej marrëdhënien dhe e kisha pranuar këtë fakt. Doja të shprehja disa gjëra që s’kisha pasur mundësinë t’ia thoja.”

Shtatorin e vjetshëm, Justin foli haptazi për mënyrën e padrejtë si është sjellë me gratë në të kaluarën.

“Nisa të drogohesha kur isha 19 vjeç dhe isha abuziv me të gjithë,” shkruan ai. “Isha i hidhur, i pasjellshëm dhe i nevrikosur me gratë e jetës sime. Iu largova njerëzve që më donin, fshihesha pas njeriut bosh që isha bërë.”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...