Irani rrëzon disa dronë amerikanë
Irani njoftoi se ushtria e vendit arriti të marrë në kontroll disa avionë të telekomanduar të Shteteve të Bash...
Lexo më shumë...Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo filloi një tur pesë ditor në Europë, ku sipas zyrtarëve thuhet se do të përpiqet të kundërshtojë ndikimin rus dhe atë kinez në Kontinentin e Vjetër.
Turi i tij filloi me Hungarinë dhe më pas do të vazhdojë në Sllovaki, Poloni, ku do të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Lindjen e Mesme, dhe më pas në Belgjikë dhe Islandë.
Zyrtarët nga Departamenti i Shtetit bënë të ditur se Uashingtoni ka në fokus impenjimin diplomatik, tregtar, ushtarak dhe kulturor në të gjithë linjën e Europës Qëndrore.
“Mungesa e një angazhimi të fortë amerikan në dekadën e fundit në Europën Qendrore ka krijuar boshllëqe, të cilat Kina dhe Rusia i kanë mbushur shumë lehtë” , theksoi një funksionar i lartë për gazetarët.
“Mesazhi ynë është se ne duhet të prezantojmë veten ose të presim humbjen,” shtoi ai, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë sekretar të Shtetit të SHBA-së në kryeqytetin sllovak, Bratislavë në 20 vitet e fundit, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin kishte shkuar në Hungari dy herë vetëm vitin e kaluar.
Ata gjithashtu theksuan “praninë e fortë” të gjigantit kinez të telekomunikacionit Huawei në Hungari.
Zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime se qeveria kineze ka qasje në pajisjet e saj të telekomunikacionit, duke lejuar monitorimet e telefonatave dhe komunikimeve të tjera.
Irani njoftoi se ushtria e vendit arriti të marrë në kontroll disa avionë të telekomanduar të Shteteve të Bash...
Lexo më shumë...Së paku dy njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në kufirin mes Venezuelës dhe ...
Lexo më shumë...Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri sot thirrje për një rikrijim të politikës bujqësore të përbashkët (PA...
Lexo më shumë...Së paku dy njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në kufirin mes Venezuelës dhe ...
Lexo më shumë...