Përfaqësuesja e Maqedonisë zhvilloi dy përballje eliminatore nda Izraelit dhe Letonisë , duke vazhduar kështu gjasat për kualfikimin në mënyrë të drejtpërdrejt nga Grupi G për Kampionatin Evropian në vitin 2020. Pas barazimit 1-1 në Ber Sheva dhe fitores në Riga, në adresën e futbollistëve erdhën fjalë miradie, ndërsa në drejtim të njëjtë ishte edhe numri një I futbollit vendor, Muamed Sejdini.

Urime për futbollistët dhe stafin teknik për paraqitjet e suksesshme në Izrael dhe Letoni. U kënaqëm në ditët e mira të futbollit. Jam I bindur se do të vazhdojmë me modestinë dhe shpirtin garues. Falenderim tek të gjithë që njohin “zemrën e lënë në terren” të këtij ekipi,” ka shkruar presidenti i FFM-së.

Maqedonia me 8 pikë është në vendin e katërt të Grupit G, ndërsa sfidat e ardhshme janë ndaj Sllovenisë në Shkup dhe Polonisë në transfertë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...