Boksieri shqiptar, Sefer Seferi është rikthyer në kategorinë e peshave të rënda. Boksieri 41-vjeçari do të zhvillojë duelin e dytë në këtë kategori, kundër Firat Aslan. Ky i fundit u ndesh me vëllain e tij, Nuri Seferin dhe e mposhti me vendim të gjyqëtarëve. Andaj Sefer Seferi në një intervistë për mediat në Gjermani, potencoi se “familja Seferi ka disa hesape pa pastruara me Firatin dhe tani do të vendoset gjithçka! Ndryshe Sefer Seferi është boksier që garon në peshat e mesme, por për shkak të popullaritetit të peshave të rënda, ka vendosur që të zhvillojë edhe një përballje tjetër profesioniste. “Ndjehem mirë në peshat e mesme, por peshat e rënda sjellin më shumë të holla dhe një gjë të tillë e dëshmoi sfida me Tajson Fjurin,” ka thënë mes tjerash Seferi. Përballja Sefer Seferi – Firat Arslan , do të zhvillohet më 17 nëntor në Gopingen të Gjermanisë.

Loading...

Shpërndaj me