Ministri i Brendshëm gjerman, Host Seehofer njoftoi sot se Gjermania do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme forcat e sigurisë, pas atentatit antisemit kundër një sinagoge dhe shkaktoi vdekjen e dy personave.

“Ne duhet të riforcojmë në mënyrë të konsiderueshme forcat e sigurisë”, nënvizoi ministri në një konferencë shtypi në Halle, ndërkohë që përfaqësuesit e komunitetit hebre kanë akuzuar policinë që nuk arriti të mbrojë dje sinagogën, ditën e festës së madhe të Yom Kippour.

Ministri premtoi gjithashtu që sinagogat dhe vendet e kultit hebre do të mbrohen më mirë në të ardhmen.

“Ajo që ka ndodhur dje në Halle përbën një turp për  mbarë vendin. Me  historinë tonë, një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë”, theksoi ai.

“Kjo qeveri do të bëjë gjithçka që ka në pushtetin e saj që hebrenjtë e vendit tonë të mund të jetojnë pa kërcënime, pa frikë”, nënvizoi me keqardhje Seehofer.

Angela Merkel premtoi sot  vendosmërinë më të madhe përballë ekstemizmit të djathtë, që sipas drejtësisë synonte të kryente një masakër brenda komunitetit hebre.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...