Mali i Zi dhe Kosova në eliminatoret për “Euro 2020”, kanë rënë në një grup. Këta të dyja përfaqësuese do të luajnë në Grupin A, në përbërje të së cilit do të jenë edhe Anglia, Çekia e Bullgaria. Numri një i futbollit malazez Saviçeviq, duke folur për mediat serbe (Telegraf), ka thënë se pret një sfidë shumë të vështirë në organizimin e ndeshjes kundër Kosovës. Kjo ndeshje vitin e ardhshëm (7 qershor)do të zhvillohet në Podgoricë.

Sipas Saviçeviq, organizimi i kësaj ndeshjeje do të jetë dukshëm më i vështirë sesa ai me Përfaqësuesen e Serbisë në kuadër të Ligës së Kombeve këtë vit.

Për ne si federatë do të jetë e vështirë ta organizojmë këtë ndeshje. Nga pjesa administrative grupi kërkon shumë. Mendoj se policia jonë kundër Serbisë, dëshmoi se din të organizojë ngjarje të mëdha, ashtu që mendoj se e edhe ndeshjen me Kosovën, do ta organizojë si duhet. Ajo është më e vështirë sa ajo me Serbinë, pais do kemi tri palë:- serbe, malazeze dhe shqiptare”- ka thënë Saviçeviq. Kjo është deklarata e para e Saviçeviqit prej se është tërhequr shorti në Dublin

Loading...

Shpërndaj me