Skuadra e Atletiko Madridit, falë folit të shënuar nga Saull, në minutën e katërt, mundi Liverpullin më 1-0, në sfidën e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, që u zhvillua në stadiumin “Vanda Metropolitana”. Që të dy skuadrat kishin raste të shumta për të shënuar gola, por në të dy anët, portierët ishin të disponuar (Alison dhe Oblak), të cilët nuk lejuan që të ndryshohet rezultati. Ndeshja kthyese e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve,  do të zhvillohet në stadiumin “Anfilld Roud” më 11 mars , në orën 21.00.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...