“Hristian, asnjë udhëheqësi e mëparshme e VMRO-së nuk ka përjetuar këso turpi në skenën ndërkombëtare nga partitë simotra që janë pjesë e Partisë Popullore Evropiane”, me këto fjalë ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov e fillon letrën e dytë publike dërguar kreut të partisë që e përjashtoi, VMRO DPMNE-së. Mijallkov akuzoi Mickoskin se po qeveris në mënyrë hipokrite, të pandershme dhe qyqare me partinë dhe se ka gënjyer qytetarët të cilëve iu ka premtuar se deri në fund do ta mbrojë emrin e vendit.

Letra e Mijallkovit drejtuar Mickoskit
“Ti nuk je VMRO. VMRO-ja është mbi ty. Ti je përkohësisht në funksion në VMRO. Nëse VMRO-ja humb në zgjedhjet e ardhshme për shkak se është e izoluar, kjo do të jetë vetëm për shkak të asaj se nuk ke kapacitet. Është koha e fundit të mendosh dhe të vendosësh për kthimin e kursit pro-perëndimor, të përcaktuar në angazhimet e përhershme të partisë.”

Letra e Mijallkovit vjen një ditë pasi Mickoski takoi kryetaren e Asociacionit të grave të Partisë Popullore Evropiane, Doris Pak dhe Euro-komesarin për Zgjerim, Johanes Han në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane në Helsinki. Me ç’rast, Pak në profilin e saj në Tuiter kishte shkruar se Partia Popullore Evropiane nuk duhet të tolerojë faktin që 8 deputetët e VMRO-së që votuan pro Marrëveshjes me Greqinë dhe të ardhmen evropiane të vendit të përballen me kërcënime dhe të trajtohen si kriminelë. Ndërsa Han kishte shpalosur se në takim me Mickoskin ishte i qartë si kristali se Marrëveshja me Greqinë duhet të zbatohet deri në fund, pa obstruksione. “Mirëpres angazhimin e tij që të mos pengojë procedurën në Kuvend. Integrimi në BE kërkon opozitë lojale” shkroi ndër tjerash Han. Nga ana tjetër, zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoillkovski thotë se akuzat e Mijallkovit janë përpjekje për të defokusuar opinionin, ndërsa mohon akuzat e politikanes gjermane duke thënë se partia e tij nuk bën presion mbi deputetët e vetë.

Nuk do të komentojë ngjarje, letra ose veprime të tjera, qëllimi i vetëm i të cilave është të defokusojnë nga ajo që ndodh në shoqëri dhe ajo është luftë e opozitës, e udhëhequr nga partia më e madhe, VMRO DPMNE me Qeverinë kriminale.” – theksoi Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

Përndryshe, në protestat e mbrëmshme para Gjykatës Themelore ku kërkohej drejtësi për ish kryeministrin dhe ish kreun e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski morën pjesë edhe deputetë dhe anëtarë të VMRO DPMNE-së. Kjo nxiti LSDM-në të akuzojë opozitën se me mbrojtjen e krimeve të Gruevskit është kundër integrimit të vendit

Anesa Salihu

Loading...

Shpërndaj me