Nesër, në zyrat e Ministrisë së Arsimit do të zhvillohet raundi i fundit i bisedimeve për rritjen e pagave në arsim, mes udhëheqësisë së MASH-it dhe Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë. Këtë e paralajmëroi ministri i Arsimit, Arbër Ademi pasi takoi përfaqësuesit e SASHK-ut, ku mes tjerash nënvizoi se gjatë ditës do të përmbyllen të gjitha konsultimet që kanë të bëjnë me rritjen e rrogave të punonjësve në arsim dhe nëse të njejtat do të startojnë nga 1 janari i vitit 2020.

 Besoj se deri në fund të ditës do të kemi rezultat, do të dihet qëndrimi ynë, do të kemi një pasqyrë të qartë, të saktë, të kristaltë për gjendjen në të cilën ndodhemi dhe për pozicionet të cilat do të ndërtohen. Prandaj, unë i bëj ftesë publike përfaqësuesve të SASHK-ut që nesër në hapësirat  e MASH-it të ulemi dhe të kemi raundin e fundit të bisedimeve për ngritjen e pagave dhe uroj që të kemi një zgjidhje të gjithë pranueshme, një zgjidhje  e cila do të plotësonte kërkesat e përfaqësuesve në sektorin e arsimit- deklaroi Arbër Ademi, ministër I Arsimit dhe Shkencës.

Paraprakisht, kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov njoftoi punonjësit e arsimit se greva e përgjithshme e paralajmëruar për më 11 nëntor do të pezullohet për një kohë të pacaktuar varësisht epilogut të bisedimeve.

Në seancën e sotme, SASHK-u solli vendim që vendimi për të hyr në grevë të përgjithshme prej 11 nëntor të pezullohet. Kjo bazohet në analizat që MASH-i dhe vet ministri na I kanë dorëzuar dhe se për rritje të rrogave prej 1 janar 2020 janë të nevojshme edhe disa ditë nga ana e ministrit dhe dikasterit të ti që përfundimisht të sigurohen mjete që do të përmbushin kërkesat tona- tha Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-u.

Gjithashtu, Nedellkov paralajmëroi se ndër prioritetet e tjera të SASHK-ut në bashkëpunim me MASH-in do të jenë çështjet tjera sikurse përmirësimi i statutit social ekonomik të punësuarve në arsim.

Melihate Rustemi                    

Loading...

Shpërndaj me

Loading...