Gjatë ditës së nesërme pritet të kumtohet Marrëveshja mes Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit. Ministri Arbër Ademi shprehet optimist se deri nesër do të përafrohen qëndrimet dhe do të vije deri tek një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Nga ana tjetër kreu i sindikatës Jakim Nedellkov thekson se anulimi i grevës bëhet me qëllim që t’i jepet kohë dhe hapësirë Ministrisë së Arsimit që të siguroj mjetet e nevojshme për kërkesat e SASHK-ut.

“Kërkesat e SASHK-ut për rritjen e pagave që u dorëzua tek ministria e arsimit dhe që kishte të bëj me rritjen e pagave, dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e statusit ekonomik të punonjësve të arsimit. Sot në mbledhje të këshillit SASHK-u solli vendim që të ngrij vendimin ëpr grevë të përgjithshme. Kjo u bë për shkak të analizave që i dorëzoi MASH, sepse për të pranuar kërkesën tonë ministria ka kërkuar kohë, për të gjetur mjete që të plotësoj kërkesën tonë. Përveç kësaj kërkese që është prioritet gjatë kësaj periudhe në të ardhmen prioritet do të jenë edhe kërkesat tjera tona që janë dërguar deri te MASH”, deklaroi Jakim Nedelkov.

“Edhe sot kolegët nga institucioni imë por edhe institucioneve tjera po bëjnë përpjekje për të siguruar mjetet e domosdoshme për rritjen e pagave. Andaj jam këtu që të mos vijmë deri tek ndonjë vendim i SASHK-ut që të mos e përkeqësoj situatën. Jemi në fazën finale, nesër do të keni përgjigje konkrete. Unë kisha dashur që sot ta kumtoj, por nuk dua t’ju gënjej. Andaj i ftoj për nesër përfaqësuesit e SASHK-ut, sot dhe nesër po vazhdojnë punën institucionet përkatëse për të arritur deri tek marrëveshja. Në mënyrë më miqësore, zoti kryetar ju ftoj që nesër t’ju informojmë dhe të kumtojmë marrëveshjen”.”, tha Ademi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...