Maurizio Sarri këmbëngul se puna e tij ishte “gjithmonë në rrezik” pas një humbje poshtëruese ndaj Manchester Cityt, që vë presion të mëtejshëm tek trajneri i Chelsea-t. Chelsea pësoi humbjen e tretë në katër ndeshje të ligës, një 6-0 në stadiumin “Etihad” duke shënuar humbjen më të madhe në Premier League të klubit. Skuadra e Sarrit ka rënë në vendin e gjashtë në tabelë dhe është një pikë prapa Manchester United-it. I pyetur nëse kishte frikë për punën e tij, italian tha se kishte gjithmonë presion dhe rrezik që ai të mund të shkarkohej. Ju duhet të pyesni klubin, unë jam i shqetësuar për ekipin tim”, tha Sarri në një konferencë shtypi. Unë jam i shqetësuar për performancën, por puna ime është gjithmonë në rrezik. Duhet të pyesni klubin.”, ka thënë Sarri.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...