Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli dhe kjo është e sigurt. Trajnsferimi i tij te Chelsea duket çështje ditësh, pasi Maurizio Sarri ka punuar më parë me lojtarin dhe dëshiron ta ketë edhe në Londër. Megjithatë, së fundmi, një ekip i ri ka dalë në skenë për shërbimet e mbrojtësit shkodran. Sipas “Calciomercato”, futbollistin e kombëtares e do dhe Atletiko e Madridit. Mbetet të shihet se ku mbrojtësi i Shqipërisë do ta vazhdojë karrierën e tij. Të dy skuadrat e interesuara janë të nivelit të lartë dhe do të ishte lëvizje e mirë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...