Megjithëse nuk kanë folur asnjëherë publikisht për marrëdhënien e tyre, të gjithë e dimë se Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë prej kohësh në një lidhje dashurie.

Ata nuk dëshirojnë të flasin në publik për lidhjen e tyre, megjithatë nuk i bezdis fakti që të tjerët flasin për ta. Madje, në postimet e saj në Instagram, Sara tregon se është mbështetësja më e madhe e Ledrit dhe në fakt duhet të jetë e para që dëgjon këngët e tij të reja.

Njëri prej ndjekësve e pyet Sarën se cila është kënga e preferuar në albumin e ri të Ledrit, 10/10 dhe ajo sigurisht që e kishte një përgjigje.

Partnerja e reperit ka publikuar një foto të këngës “Trëndafil i zi”, pa komentuar asgjë më tepër.

Nuk e dimë nëse fjalët e kësaj kënge janë dedikim për Sarën, apo nëse kjo këngë thjesht i ka mbetur fiksim pa ndonjë arsye pas saj.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...