Xhadon Sanço vendosi rekord të ri në futbollin gjerman. Sulmuesi i Borusia Dortmundit, me 19 vjetë e 151 ditë, shënoi gol ndaj Kellnit në minutën e 70-të, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Horst Kopellit. Sanço u bë futbollisti i parë me 15 gola në Bundesliga në moshën kaq të re, duke kaluar rekordin e mëprashëm , për 34 ditë. Sezonin e kaluar Xhadon Sanço shënoi 12 gola dhe 4 herë asistoi në Bundesligë. Ndryshe Xhadon Sanço në vitin 2017, erdhi nga Mançester Siti për 8 milion euro në emër të dëmshpërblimit.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...