Skuadra e San Antonio ka mundur 135-133 Hjustonin në një ndeshje të jashtëzakonshme, të vendosur në kohën shtesë. Harden realizoi 50 pikë, ndërsa Uestbruk realizoi një “triple double” me 19 pikë, 10 kërcime e 10 asist, por që s’mjaftuan për të evituar disfatën. Vazhdon të shkëlqejë Dallasi, ku Donçiç realizoi 33 pikë e 18 kërcime, në fitoren 118-97 ndaj Nju Orlinsit. Fiton edhe skuadra e Los Anxhelos Lejkers, që mundi 105-96 Denverin. Skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Klipers, mundi 117-97 Portlandin, ndeshje ku u dalluan Harrell me 26 pikë e Xhorxh me 25 pikë. Koha shtesë fatale për kampionët e Toronto, që u mundën 121-110 nga Miami.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...