Sampdoria bën një tjetër biznes të pabesueshëm, sepse i ka shitur Lionit qendërmbrojtësin Joakim Andersen, për 24 milionë euro, plus bonuset. 23-vjeçari shkëlqeu sezonin e fundit dhe Milani e Tottenhami ishin në garë për ta blerë, por u vonuan dhe përfitoi Lioni, që bën një tjetër goditje të madhe, sepse bëhet fjalë për një lojtar më të ardhme të madhe. Këtë verë Lioni ka shitur Ndombele tek Totenham dhe Mendin te Reali, duke arkëtuar shifra të jashtëzakonshme dhe duke investuar sërish, sepse ka afruar disa lojtarë shumë interesantë. Sampdoria e bleu danezin nga Tuente në vitin 2017, për vetëm 1.5 milionë euro.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...