Massimo Ferrero, presidenti aktual i Sampdoria, ka hyrë në bisedime për të shitur 100% të aksioneve të tij. Të mërkurën, presidenti i “çmendur” i Serisë A do të takohet në Londër më përfaqësuesit e një kompanie amerikane, të cilët përfaqësohen nga një ikonë e këtij klubi, Xhanluka Vialli. Sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”, bisedimet kanë kohë që kryhen në fshehtësi dhe të mërkurën do të zhvillohet një takim zyrtar. Mësohet se Ferrero nuk ka ndërmend të shesë skuadrën nën shifrën e 100 milionë eurove.

Loading...

Shpërndaj me