Klubi i Sampdorias ka vendosur të përfundojë para kohe kontratën me trajnerin Eusebio Di Françesko, pas një start shumë të dobët kampionatit teksa e shohin veten në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit, me vetëm tre pikë në shtatë ndeshje. Tani mmri i parapreferuar ishte ai i Stefano Piolit, mirëpo ish-tekniku i Interit duket shumë pranë emërimit te Milani. Ndërkaq, mes emrave si një alternativë për stolin e Sampdorias, është propozuar edhe ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi. Tekniku nuk është aktiv në profesionin e tij prej vitit 2017, kur drejtoi Alaveshin në La Liga. Bisedimet me De Biazin kanë nisur dhe mbetet për t’u parë nëse tekniku do të rikthehet të drejtojë në Serinë A, pas shumë viteve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...