Maqedonia në evropianin e U22 në boks i cili do të zhvillohet në Rumani, do të mer pjesë me tre boksier. Jasin Lama , Lulzim Ismaili dhe Goce Janevski, nën drejtimin e trajnerit Faton Salihu dhe ndihmësit Skender Jahiu kanë vazhduar përgatitjet e tyre me një dëshirë të madhe për të shënuar rezultat sa më të mirë. Trajneri Faton Salihu, thotë se mungesa e përvojës do të jetë problem për të shënuar rezultat të mirë.

Kemi bërë një përvojë deri diku. Shpresoj se me punën që kemi bërë do të jemi në mesin e 6 ose deri në 5 apo 4 më të mirët në KE. Prapë se prapë fatit nuk i dihet. Ky është boks dhe mund të ndodhë ndonjë lëndim dhe me një ndeshje të fitohet ndonjë medalje. Shpresojmë dhe punojmë në këtë aspekt, që të kemi sukses sa më të madh – tha Faton Salihu, trajner i Maqedonisë në boks.

Në sportet individuale e veçanërisht në ato sportet luftarake një rol të rëndësishëm luan edhe fati në short. Ashtu që edhe stafi teknik i përfaqësues i Maqedonisë, shpreson se kësaj radhe do kenë më shumë fat në short.

Shorti d.m.th është fat të cilin çdo sportist e kërkon edhe pse puna është ajo të cilën çdo sportist dhe boksier duhet të jetë i përgatitur maksimalisht. Shorti është një fat ku edhe ne kërkojmë që në xhiron e parë mos të biem me shtetet ruse. Këta kanë një përvojë mjaft të madhe dhe janë boksierët më të mirë në KE. – përfundoi Faton Salihu.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në boks për shkak të probleme të brendshme dhe llogarisë së bllokuar për afër 6 vite nuk arriti të merë pjesë në kampionatet evropiane dhe ato botërore. Kampionati evropian në boks për U22 nga 22 mars deri më 2 prill do të mbahet në Targu Jiu të Rumanisë. (S.V.Ademi).

Shpërndaj me