Një person me origjinë nga Ukraina Dmytro Malinovskiy është arrestuar nga policia franceze, ai kishte falsifikuar vdekjen që të jetonte larg njerëzve dhe të bente një jetë më të mirë në Francë, në një kështjellë madhështore.

Malinovskiy u arrestua në Burgundi, pranë Dizhonit, ku jetonte në një kështjellë franceze, me një Rolls Royce Phantom klasike dhe mes veprash arti të Salvador Dali.

Dyshimet filluan kur i dyshuari i bleu kështjellën për 3 milionë euro nga një kompanie pronash nga Luksemburgu. Blerja ngriti dyshime mes autoriteteve franceze, të cilët kërkuan edhe ndërhyrjen e Interpolit, për shkak të përfshirjes së elementeve ndërkombëtare. Pas hetimeve, u zbulua se ukrainasi ishte një person i njohur për mashtrime e që u kishte shpëtuar hetimeve duke falsifikuar vdekjen.

 

Loading...

Shpërndaj me