Rusia ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër një gazetari hulumtues i akuzuar për shitjen e substancave narkotike, pas një proteste masive të publikut për këtë rast.

Në një shfaqje të rrallë mbështetëse në publik, gazetat ruse u mblodhën për gazetarin e pavarur Ivan Golunov.

Ministri i Brendshëm rus Vladimir Kolokoltsev pranoi të martën se fajësia e Golunov nuk ishte “dëshmuar”.

Një hetim i brendshëm ishte në proces dhe dy oficerët që e arrestuan janë pezulluar, tha Kolokoltsev.

Vendimi erdhi pas “testeve të mjekësisë ligjore, biologjike, gjurmëve të gishtërinjve dhe gjenetikës”, shtoi ministri i brendshëm.

“Ai do të lirohet nga arresti shtëpiak sot, akuzat janë hedhur poshtë”.

Kolokolstev tha se tha se do t’i kërkojë presidentit rus Vladimir Putin të shkarkojë dy zyrtarë të lartë për rastin. Kreun e Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Qarkut Administrativ Perëndimor të Moskës, Gjenerali Puchkov dhe kreu i Drejtorisë së Kontrollit të Drogave, gjenerali Devyatkin.

Ai tha se një dosje për këtë rast i është dërguar tek hetuesit e krimeve. Ata do të kontrollojnë ligjshmërinë e veprimeve nga zyrtarët e përfshirë drejtpërdrejt në burgosjen e këtij qytetari.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...