Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro njoftoi sot në Moskë, ku ndodhet për vizitë, se Rusia do të investojë gjashtë miliardë dollarë në sektorin e naftës dhe të minierave në Venezuelë, një vend i asfiksuar nga një krizë e thellë ekonomike.

“Këto dy ditë kanë qenë intensive (…) Ne morëm garancinë për një investim prej më shumë se pesë miliardë dollarë në sektorin e naftës dhe kontrata mbi një miliardë dollarë në lidhje me eksportimin e mineraleve”, deklaroi Maduro për televizionin shtetëror venezuelas VTV.

I nisur të hënën në mbrëmje për në Moskë, pasi kishte pritur homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan në Karakas, Maduro kërkon të marrë mbështetjen e aleatëve rreth një muaj larg mbarimit të mandatit të tij të dytë, ndërkohë që përballet me një izolim nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

Loading...

Shpërndaj me