Moska ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për nxitje të tensioneve ushtarake pas testimet të raketës së parë, prej kur është larguar nga Traktati për Armë Bërthamore, të cilin e kishte nënshkruar me Rusinë tri dekada më parë.

Zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov është cituar të ketë thënë për agjencinë e lajmeve TASS se testimi i raketës tokësore në Kaliforni është “shkaku i keqardhjes”.

“Shtetet e Bashkuara shihet se janë nisur drejt nxitjes së tensioneve ushtarake. Ne nuk do të reagojmë ndaj provokimeve”, ka thënë Ryabkov.

Shtetet e Bashkuara janë larguar më 2 gusht nga marrëveshja e vitit 1987, e cila ka ndaluar testimet e raketave tokësore dhe atyre balistike me rreze nga 500 deri në 5,500 kilimetra.

Shtetet e Bashkuara dhe ish-Bashkimi Sovjetik kanë pozicionuar raketa të tilla në gjithë Evropën gjatë Luftës së Dytë Botërore, mirëpo ato janë konsideruar destabilizuese për shkak të kohës së shkurtër të fluturimit.

Traktati për Armë Bërthamore nuk ka ndaluar nisjen e raketave nga deti apo ajri.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar më 19 gusht se ka testuar një raketë në Ishullin Shën Nikolla të Kalifornisë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 1 shkurt se Shtetet e Bashkuara do të largohen nga marrëveshja për Armë Bërthamore, duke akuzuar Rusinë për shkelje të kushteve të këtij dokumenti.

Sipas SHBA-së, Rusia ka zhvilluar dhe testuar raketën, 9M729, të njohur si SSC-8.

Moska ka mohuar pretendimet, duke deklaruar se janë sistemet raketore amerikane në Evropën Lindore që shkelin kushtet e marrëveshjes.

Uashingtoni ka kundërshtuar një deklaratë të tillë.

Pas SHBA-së, edhe Rusia është larguar nga Marrëveshja për Armë Bërthamore, çka ka nxitur shqetësimet për garë të re të armëve mes këtyre dy vendeve./REL

Loading...

Shpërndaj me

Loading...