Çudirat nga bota mesa duket nuk kanë fund dhe këtë herë vend protagonist është bërë Rusia, ku edhe do të zhvillohet Botërori i këtij viti. Në ndeshjen e Kategorisë së Tretë, ka pasur një fillim që rrallë ose ndoshta asnjëherë më parë nuk ka ndodhur. Organizatorët e takimit, Piatigorsk-Angusht, kanë vendosur që topin e ndeshjes te arbitri kryesor, ta dorëzojë një ari, gjë e cila ka sjellë jo pak të qeshura dhe reagime pozitive për këtë shfaqje. Kafsha e egër shihej që duartrokiste tifozët e pranishëm në stadium, duke hyrë menjëherë në zemrat e tyre. Organizatorët kanë menduar që po ky ari, të jetë prezent në ndeshjen e parë që do të hapë Botërorin, ku Rusia do të presë Arabinë Saudite. Lajmi për të sjellë ariun që të nisë takimin, është pritur mirë nga vendasit dhe me shumë mundësi në këtë Botëror do të shohim një risi. 

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com