Së paku dhjetë njerëz kanë vdekur nga përplasja e dy anijeve në Lumin Volga të Rusisë.

“Zhytësit kanë gjetur nëntë trupa – tre burra dhe gjashtë gra”, citoi agjencia ruse e lajmeve TASS një zëdhënës të shërbimeve emergjente.

Një trup tjetër është gjetur më vonë.

Aksidenti ka ndodhur në lum, pranë qytetit Volgograd.

Shkaku i përplasjes së anijeve nuk është ende i qartë.

Shpërndaj me