Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Zoran Kitanov i kërkoi Qeverisë ta merr përsipër borxhin nga kredia kineze me qëllim të aplikimit për fonde të reja, për rindërtime shtesë dhe ndërtimin e rrugëve. Drejtori Kitanov pranoi se kredia kineze me vlerë 600 milionë euro e rëndon funksionimin e ndërmarrjes dhe nisjen e projekteve të reja. Kitanov tha se ai këtë propozim e ka parashtruar para kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit Koço Angjushev dhe ministrit të Financave Dragan Tevdovski.

Do të ishte zgjidhja më elegante, kështu që një pjesë të kredisë kineze ta merrte përsipër Qeveria ose Ministria e Financave, që të mund të lirohemi dhe të mundet të kemi më shumë akse rrugore, që nuk janë të një shume të tillë, si për shembull rruga Prilep – Manastir të jetë 50 milionë euro, tjetra duhet të jetë 16, e treta 20 milionë euro, dhe të mund të punojmë në më shumë vende”, pohoi Zoran Kitanov , drejtor i N.P. “Rrugët Shtetërore”.

Alsat kërkoi përgjigje nga tre kabinetet e autoriteteve. Zëdhënësi i Qeverisë, si dhe personat përgjegjës për marrëdhëniet me publikun të Angjushevit, nuk na dhanë detaje nga takimi. Ata thjesht na udhëzuan që përgjigjen ta kërkojmë në Ministrinë e Financave, nga ku u përgjigjën se ata kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ndërmarrjen Rrugët Shtetërore dhe i planifikojnë së bashku aktivitetet lidhur me infrastrukturën rrugore.

Siç theksoi drejtori edhe Ministria e Financave vlerëson se ndërmarrja publike është në pozitë të qëndrueshme financiare. Përveç kësaj, të gjitha kreditë janë të garantuara nga shteti dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Kjo do të thotë se cikli i investimeve, që ka filluar NPRSH-ja është siguruar financiarisht dhe do të vazhdojë normalisht në të ardhmen”, thonë nga Ministria e Financave.

 Kitanov theksoi se gjendja financiare duhet të përmirësohet, edhe pse ka para për projektet.

Nga viti i ardhshëm, do të fillojë shlyerja e kredive dhe atëherë nuk do të jenë në formë të mirë Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore. Nëse ju dëshironi, ju mund ta fshihni atë nga publiku ynë, por kur të vijë BERZH-i ose Banka Botërore, dhe doni të aplikoni për ndërtimin e një rruge, ju thonë mirë kush do të jetë bartësi? Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore. Ata do ti shohin performancat tona dhe do të na thonë ju nuk do të mund të merrni hua”, pohon Zoran Kitanov , drejtor i N.P. “Rrugët Shtetërore”.

Kitanov pohon se në arkë ka para për rehabilitimin e 41 akseve rrugore në vend, të cilat sipas tij duhet të përfundojnë deri në fund të qershorit të këtij viti. Dhe në qershor ka në plan të shpallë tenderë për 15 rindërtime të reja që do të modernizohen deri në fund të vitit. Sa i përket lidhjes së Bllacës me autostradë, punimet e ndërtimit duhet të fillojnë së shpejti dhe kur të jetë gati kjo rrugë do të ketë një ose dy pikë-pagesa rrugore.

Ile Petrevski

 

 

Loading...

Shpërndaj me