Rrufe dhe shira të dendur kanë vrarë të paktën 18 persona dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha nëpër fshatrat e Pakistanit.

“Deri më tani kemi konfirmimin e 18 vdekjeve”, tha Adbulah Ahmed, kreu i policisë së rajonit jugor.

Shkretëtira Thar lidh kufirin indian me një nga zonat më të varfra të Pakistanit, i cili u prek nga këto reshje të rralla, që besohet se lidhen me ndryshimet klimatike.

Por reshje të tilla në nëntor janë të pazakonta dhe intensiteti i rrufeve është i paprecedentë, shprehet Dr Syed Sarfraz, metereolog i vjetër në Karachi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...