Тë shtunën (24 gusht), Comodita Home hap dyqanin e dhjetë në Maqedoni, në Strugë. Hapja e madhe do të bëhet në orën 12, ku Comodita Home hap dyert për të gjithë klientët e saj me shumë befasi, dhurata e zbritje deri në 70% në të gjitha kategoritë e produkteve. Dyqani ndodhet në afërsi të tregut të qytetit në Strugë, nga ana e marketit Kam.

Klientët kanë mundësinë të marrin dyshek Comodita me çmime atraktive duke filluar nga 4799denarë. Për të gjithë ata që duan të rifreskojnë dhomën e tyre të gjumit, përfitoni nga zbritja deri në 70% në shumë produkte të dhomës së gjumit si: jorganë, jastëk, sete çarçafësh, sete mbulesash shtrati, sete të rrobave të banjos apo batanije nga më të ndryshmet. Por, edhe kuzhinën mos e lini pa e kompletuar me produkte nga gama e gjerë që ofron Comodita Home me zbritje. Koleksioni më i ri i aksesorëve do të ndriçojë dhe zbukurojë çdo ambient të shtëpisë tuaj.

Për kënaqësinë edhe më të madhe të klientëve të saj, veçanërisht për ata që duan të zëvendësojnë dyshekun e tyre të vjetër me një të ri, Comodita Home vjen me ofertën më të mirë në treg. Për dyshekun tuaj të vjetër ju do të shpërbleheni me 50 euro të cilat mund t’i përdorni për të blerë një dyshek të ri Comodita Memory i cili është në zbritje prej 50%. Dhe kjo nuk është e tëra, transporti është i mundësuar nga ana e Comodita Home. Ne ju marrim dyshekun e vjetër dhe ju sjellim dyshekun e ri.

Ejani më 24 gusht dhe zbuloni të gjitha befasitë, ofertat dhe zbritjet në hapjen e madhe të dyqanit Comodita Home në Strugë në afërsi të tregut të qytetit, nga ana e marketit Kam.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...