Të ardhurat mujore nuk janë metoda e vetme me të cilën matet standardi jetësorë i qytetarëve. Nevojiten një varg segmentesh të zhvillohen në kontinuitet, që të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve, shprehet për Alsat, profesoresha universitare Nikica Mojsoska Bllazhevski. Kuptohet që për jetë më të mirë nevojitet qytetarët të kenë financa më të larta, por kjo mund të mundësohet vetëm për rezultate ekonomike të shtetit, që dalin nga funksionimi i suksesshëm i biznesit.

Nuk jemi të kënaqur, por konsideroj që duhet të punohet në disa fusha kyçe. E para është arsimi ku patjetër duhet ta përmirësojmë cilësinë e arsimit. Të krijojmë punonjës cilësorë të cilët do të na çojnë drejt prosperitetit më të madh ekonomik. Më tej, duhet të punojmë në inovacione, mjedisin jetësorë dhe përmirësimin e rrethit të biznesit- tha Nikica Mojsoska Bllazhevski- profesor universitar.

Qytetarët apo të paktën ata që i anketuam, thonë se gjendja nuk është e mirë. Tentuan të gjejnë fjalë që mos të jenë shumë kritik. Por, sinqerisht konsiderojnë që jetë cilësore në Maqedoni bëjnë vetëm pak qytetarë.

“Kam fat që mund të kursej, por jo edhe të vuaj. Vlerësimi i përgjithshëm, kur i shoh çmimet, poshtë- lartë janë stabile, por sasia e asaj që e kanë blerë, shënon rënie”.

“Me të ardhura nën 25 mijë denarë mendoj që askush s’mund të mbijetojë. Faturat për shpenzimet janë vetëm 15 mijë denarë, rrymë, ujë. Të gjithë kemi telefona. E ku është ushqimi dhe veshja”.

“Vet e bëj përditshmërinë, mendoj edhe për rrethinën. Kam një mision, si të bëjmë nga kjo kënd të mirë për jetesë”.

Sipas statistikës shtetërore paga mesatare në vend është mbi 25 mijë denarë, por qytetarët shprehen se kjo është vetëm në letër ndërsa realiteti është krejt ndryshe. Ndërsa llogaritjet e Sindikatës janë se një familjes katër-anëtarëshe për t’i mbuluar nevojat personale i nevojiten 32,500 denarë. Krahasuar me standardin e qytetarëve nga vendet- anëtare të BE-së, standardi i Maqedonisë është vetëm një e treta e asaj që ata e kanë.

Ile Petrevski 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...