Ngjarjet politike e vënë në pikëpyetje rritjen e parashikuar ekonomike në vend për vitin 2020. Edhe pse projektimet e Ministrisë së Financave janë se do të ketë rritje të Prodhimit Bruto Vendor për 4.2%, zgjedhjet e rregullta apo zgjedhjet eventuale të parakohshme, negativisht do të ndikojnë në rritjen ekonomike, shprehen ekspertët.

Dëgjojmë se mund të ketë edhe zgjedhje të parakohshme, por gjithsesi në vitin 2020 zgjedhje të rregullta do të ketë. E dimë se kur ka zgjedhje, një pjesë e mirë e projekteve ngecin për shkak të proceseve zgjedhore – tha Zoran Ivanovski, profesor universitar.

Ministrja e ekonomisë, Nina Angellovska në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat përmendi projeksionet e parapara për vitin 2020. Sipas saj, edhe pse borxhi publik parashihet në 52,3%, shteti ka borxh mesatar .

Sipas projektimit fiskal, deficiti është paraparë të jetë në 2.3% për vitin 2020, borxhi publik është projektuar në 52,3% ndërsa rritja ekonomike në 4.2%. Dhe, këtu dua të theksoj se edhe këtë vit sipas strategjisë fiskale, borxhi publik ishte projektuar në 51.7%, ndërsa ne për momentin, në fund të tremujorit të dytë kemi 47.7% borxh publik – deklaroi Nina Angellovska, ministre e financave.

Por , në raportin më të ri, FMN-ja nuk është edhe aq optimist siç është Qeveria. Fondi në vend të 4.2%, parasheh rritje për Maqedoninë prej 3.4 %.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...